Youtube me rregulla të reja/ Goditet dezinformimi në platformën online

  • 4 years ago
YouTube njoftoi se do të heqë videot që lidhen me zgjedhjet dhe që janë ?të manipuluara? me qëllimin të mashtrojnë votuesit.


Ky hap është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të frenuar dezinformimin në internet. Firma në pronësi të Google, tha se duke ndërmarrë masa të tilla po përpiqet të bëhet një ?burim më i besueshëm? lajmesh dhe të nxisë një ?debat të shëndetshëm politik?.

Leslie Miller, zëvendëspresidente e YouTube për çështjet e qeverisjes dhe politikës publike, sqaroi në një postim në blogun e saj se standardet e YouTube ndalojnë ?përmbajtjen e manipuluar teknikisht në një mënyrë që mashtron përdoruesit ? dhe mund të përbëjë një rrezik apo dëm serioz.?

Praktika e re ndalon përmbajtjen që synon të mashtrojë njerëzit në lidhje me votimin ose proceset e regjistrimit.

Masat e fundit vijnë në klimën e shqetësimit në rritje për të ashtuquajturat video ?deepfake? të ndryshuara duke përdorur inteligjencën artificiale, e cila mund të krijojë ngjarje me pamje të besueshme, por edhe falsifikime ?të cekëta? që përdorin teknika të thjeshta për të mashtruar shikuesit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#YouTube#LeslieMiller#TopChannel

Recommended