Ora Newes - Apeli i Lleshajt: Tërhiquni! Udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq!

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Para nisjes së operacionit Forca e Ligjit për sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u bëri apel që të tërhiqen nga rruga e krimit për të shpëtuar të ardhmen e tyre dhe familjarëve të tyre.

Në të kundërt, paralajmëroi ai, udhëtimi i tyre kriminal do të ndërpritet keq.

Lleshaj: Për ata që e kanë humbur rrugën e ligjit, asnjëherë nuk është vonë për pendesë dhe kthim në normalitet. Për politikën, korrigjoni shënjestrën, policia nuk mund të jetë tabelë. Për kriminelët, tërhiquni nga rruga e krimit, për të shpëtuar të ardhmen tuaj, të familjeve tuaja dhe të pasardhësve tuaj. Bashkëpunoni për këtë qëllim me Policinë dhe organet e tjera ligjzbatuese. Kthjellohuni dhe kuptoni që keni përgjegjësi jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët e sidomos për ata që vijnë pas jush, të cilët nuk ju kanë borxh as turpin dhe as barrët që ju u lini pa të drejtë mbi shpinë. Dhe nëse të gjitha këto ju duken pa kuptim, mbani mend vetëm një gjë: ? është thjesht çështje kohe. Udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq. Në mos sot, nesër! Por nesër do të jetë vonë!

Lleshaj u kujdes të sqaronte se paketa anti-KÇK nuk i jep autoritet të ri policisë, pika më e kritikuar kjo nga shoqëria civile dhe për të cilën reaguan sot edhe njësitë diplomatike.

Lleshaj: Shkatërrimi i këtij niveli biznesi është nevojë e dorës së parë. Miratimi i paketës shënon përshkallëzimin e panjohur, shënjestra do të jetë pasuria e krijuar nga krimi i organizuar. Shkatërrimi i burimit ekonomik dhe financiar që mban gjallë krimin, këtij modeli të shëmtuar dhe të rrezikshëm që gjeneron krime të rënda, josh shumë të rinj në rrugë të gabuar. Operacioni do të zhvillohet në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët në një kuadër të përcaktuar ligjor. Objekt do të jenë pasuritë e deklaruara apo të fshehura.Paketa nuk i jep autoritet të ri policisë, por detyra të reja dhe instrumete për arritjen e qëllimit madhor kundër krimit. Policia ka mbajtur me përkushtim shumë barrë të rëndë, janë përballuar dhe goditur, edhe kanë pësuar dhe sot përfaqësojnë një ndër institucionet më të besueshme. Suksesi i këtij operacioni do të jetë i garantuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lleshaj-i-therret-sedres-se-krimit-te-organizuar-terhiquni-udhetimi-kriminal-do-te-nderpritet-keq

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended