Virusi ndan familjet/ Britaniku le prapa gruan kineze

  • 4 years ago
Përpjekjet për të evakuar ate që tashmë po njihet si ? pika zero? e virusit, janë duke e lënë gjurmët e tyre edhe mbi familjet e përzjera siç është ajo e mësuesit britanik, Jeff Siddle, i cili është detyruar në momentet e fundit që të lërë pas bashkëshorten e tij kineze.


Britanikët duhet të largohen brenda ditës së enjte nga Wuhani dhe për dy javë do të qëndrojnë në karantinë në një bazë ushtarake të Britanisë së Madhe, teksa sëmundja vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Autoritetet kineze paralajmëruan se kulmin e saj, epidemia do ta mbërrijë brenda 10 ditëve të ardhshme. Siddle mund të marrë me vete të bijën 9 vjecare kur të largohet nga Wuhani, por të shoqes së tij, Sindy, nuk I lejohet të shkojë me ta. 54 vjecari britanik dhe familja e tij udhëtuan drejt Hubeit për të kaluar atje Vitin e ri Kinez, e kjo ndodhi përpara se të dilnin paralajmërimet për koronavirusin vdekjeprurës. Edhe pse ka marrë vizë rezidenti në Mbretërinë e Bashkuar, Sindy është me shtetësi kineze, dhe Foreign Office deklaroi se do të ketë evakuime vetëm për britanikët. Autoritetet kineze nga ana tjetër nuk lejojnë asnjë rezident kinez që të largohet nga provinca ku u shfaq për herë të parë virusi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Virusi#TopChannel

Recommended