Pretendimi Iranian/ Në avionin e rrëzuar, edhe drejtuesi I CIA-s

  • 4 years ago
Një agjenci iraniane lajmesh pretendon se një drejtues në radhët e CIA-s, i cili orkestroi ekzekutimin e gjeneralit Qassem Suleimani, është në mesin e personave që humbën jetën një ditë më parë nga rrëzimi i avionit në Afganistan. Raporti i dyshimtë i saj vjen në kohën kur Pentagoni e mohoi që avioni i tij E-11A të jetë qëlluar nga Talibanët, por deklaroi se ai ka rënë vërtet në zonën Dih Yak.


SHBA nuk dha detaje për viktimat, megjithatë mediat iraniane dhe faqet e lajmeve të lidhura me Kremlinin shkruajnë se në mesin e të vdekurve ishte dhe Michael D?Andrea, shef i CIA-s që besohet se gjurmoi Osama bin Ladenin e që njihet dhe me nofkat ??Princi i Errët? e ?Ajatollahu Mike?.

Agjencia iraniane e propagandës, Mehr News, raportoi se D?Andrea, i cili ka luajtur rol kryesor në zbulimine shumë akteve terroriste, e madje edhe në organizimin e vrasjes së komandantit të Forcave Quds, ndodhej në avionin e rrëzuar. Kjo agjenci i referohej faqes pro-Kremlinit, Veterans Today, e cila citonte burime të inteligjencës ruse të pohonin se D?Andrea ështe vrarë dhe se informacione të rëndësishme të inteligjencës, kanë rënë në duart e atyre që gjetën avionin. Sipas kësaj faqeje madje, avioni i rrëzuar nuk ishte një mjet standard komunikimi i Shteteve të Bashkuara, por qendra e komandës së lëvizshme të D?Andreas. Agjencia iraniane Tasnim e cilëson ? ?D?Andrean si figurën më të shquar të CIA-s amerikane në Lindjen e Mesme.?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Irani#Avioni#TopChannel