U qëllua për vdekje me sëpatë në koke, zbulohet fotoja e viktimës në Korçë
  • 4 years ago
Ky që shihni në foton e siguruar nga Top Channel është Dashnor Osmani, 50-vjeçari i cili gjeti vdekjen pasi u godit me sëpatë në kokë, pas sherrit me Zamir Topin. Ky i fundit është arrestuar nga policia pas krimit makabër që kreu.


Kanë qenë banorët në lagjen nr.9 në qytetin juglindor të Korçës të cilët kanë gjetur kanë gjetur trupin e pajetë të mbuluar në gjak mbi trotuar të cilët kanë njoftuar policinë. Këta të fundit kanë mundur të arrestojnë autorin e ngjarjes Zamir Topi i cili ka dhënë edhe versionin e tij para oficerëve të policisë ku ka thënë se sherrin me viktimën e kishte nisur për shkak të një konflikti të mëparshëm për të.

Ndërkohë ka dyshime se autori i kësaj ngjarje të rëndë të jetë me probleme mendore.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Korce#TopChannel
Recommended