Ora News - Platforma për rindërtimin, Rama: Mos përfitoni sepse do ndëshkoheni, opozita të denoncojë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Qeverisë shqiptare në bashkëpunim me BE dhe BB ju deshën më shumë së dy muaj për të bërë gati raportin përfundimtar të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit që la 51 viktima dhe qindra banesa të dëmtuara. Në prezantimin e Platformës Online në Pallati e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama bëri me dije se ky raport do të bëhet publik ditët e para të shkurtit, ndërsa vlera monetare e dëmeve pritet të kalojë shifrën e 1 mld eurove.

Për të evituar që procesi i rindërtimit të kthehet në boomerang për qeverinë shqiptare, kreu i qeverisë Rama ka preferuar që ekranet e monitorimit vendosen në katin e dytë të kryeministrisë, pranë zyrës së tij. Përveç këtyre masave Edi Rama kishte edhe një paralajmërim për të gjitha ato zyrtarë që do të kërkojnë të përfitojnë.

Edi Rama: Bëjeni këtë punë njësoj sikur të ishit ju që do kishit ngelur pa shtëpi dhe mos merrni i iniciativa individuale për të regjistruar si të pastrehë nga tërmeti njerëz që nuk kanë lidhje me tërmetin, sepse do të ndëshkoheni.

Madje për të mos lejuar zyrtarët e majtë të përfitojnë nga kjo situatë, Edi Rama ka kërkuar edhe ndihmën e opozitës.

Edi Rama: E ftoj opozitën që të dalë të vërë uturimën për çdo rast spekulimi individual. Kjo do të thotë që i ftoj të na shurdhojnë me shpifje, por mes shpifjeve do të gjejmë edhe ndonjë të vërtetë për ta adresuar. Në këtë rast jam shumë i gatshëm ta përballoj edhe një ekstra furi shpifjesh, qoftë edhe një rast të vetëm që është lënë jashtë apo është keqtrajtuar duke mos u përfshirë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/platforma-rindertimin-rama-mos-perfitoni-sepse-do-ndeshkoheni-opozita-te-denoncoje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended