Ora News - Reforma në drejtësi, LSI kërkon komision hetim-monitorimi BE-SHBA
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Kur reforma hyri në vitin e 4 të saj LSI kërkon ngritjen e një komisioni me pjesëmarrjen e BE dhe SHBA që heton dhe monitoron sjelljen e institucioneve të drejtësisë.

Petrit Vasili tha se sistemi është në kolaps dhe po merren vendime që as drejtësia e vjetër nuk ka guxuar të marrë.

Petrit Vasili: Gjykatat më të larta, Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk funksionojnë dhe zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është sulmuar për tu kapur nga Rilindja duke tentuar të rrëmbejë edhe kompetencën e Presidentit për këtë qëllim. Rreziqet e paralajmëruara nga Komisioni i Venecias për kapjen e Vettingut nga qeveria janë evidente dhe organizma joqeveritare, si Komisioni i Helsinkit ka evidentuar vettingut me dy standarde. ODIHR në raportin e votimeve të 30 qershorit, ka evidentuar qartë se gjyqtarët nga frika dhe presioni i vettingut jepnin vendime në favor të qeverisë. Pra Vettingu si mjet shantazhi për të dhënë vendime në favor të qeverisë. Shumë e rëndë. Vasili tha se drejtësia është e kapur dhe po varros korrupsionin e Unazës së re dhe po liron kriminelët më të rrezikshëm.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/refrlsi-kerkon-komision-hetim-monitorimi-be-shba

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended