Shënim redaksional për takimin e Budapestit - (11 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryeqyteti Hungarez, Budapesti për herë të parë mbledh drejtuesit shqiptarëve në Ballkan. Kështu për herë të parë në një tryezë pas luftës në Kosovë shohim Rugovën dhe Nanon, Thaçin dhe Xhaferrin, Milon dhe Godon. Ftesa amerikane drejtuar udhëheqësve shqiptar kishte të bënte me të ardhmen e shqiptarëve për një rajon ballkanik të stabilizuar.

Faktori shqiptar shihet si vndimtar për një ballkan të integruar në europë. Jashtë kësaj vëmendje dhe tryeze mbeti me dëshirën e tij kreu demokrat Berisha, i cili e justifikoi ftesën amerikane me justifikimin se do të merte pjesë në një aktivitet të forumit rinor të PD.

Propozimi i Nanos për të krijuar forumin mbarëkombëtar për bashkëpunim dhe integrim gjeti përkrahjen edhe të Rugovës edhe të Thaçit edhe të Xhaferrit. Në një mendje shqiptarët udhëheqës e kanë kuptuar tashmë se roli I tyre është vendimtar në rajon.

Një tjetër tryezë bashkëpunimi është propozuar nga PS Europiane dje në Bruksel në këshillin e internacionales socialiste. Sipas këtij propozimi tashmë do të jetë e majta e ballkanit, përfaqësues të së cilës do të mblidhen në Tiranë, ku dhe do të hidhen idetë e progresit të kësaj të majte socialiste.

A do të bashkohen vërtet shqiptarët në një mendje? Larg tezave për një shqipëri të madhe duket se drejtuesit tentojnë të tregojnë se nuk ka shqipëri të madhe por shqiptarë të mëdhenj./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari