Limpreht i dorëzon Poçit ndihmat për policinë - (4 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një million dollarë ndihmë logjistike dhuratë për policinë shqiptare. Në ministrinë e Rendit sot ambasadori amerikan në Tiranë Limpreht i ka dorëzuar ministrit të Rendit Poçi një dhuratë simbolike prej radiosh marrse dhënëse, mjete mbrojtëse si skafandrat, shkopinj gome dhe jelek anti-plumb. Limprehti në fjalën e tij tha se jemi krenar të kontribuojm në luftën e qeverisë shqiptare kundër krimit, pasi stabilizimi i rendit këtu do të forcojë më shumë marrdhëniet dypalëshe.

Me Limpreht sot ndodhej dhe Patrik Land, drejtori i departamentit të drejtorisë së SHBA për hetimet kriminale, institucion që vazhdon njësitë tona speciale. Poçi nga ana e tij shumë shkurt i falenderoi miqt për dhuratën por dhe mbështetjen që qeveria amerikane po i jep policisë shqiptare.

Ndërkohë që pas ceremonisë së dorëzimit të dhuratës amerikane Poçi u takua në zyrën e tij me specialistët e anti-krimit amerikan, poshtë në oborr policët u gëzoheshin mjeteve të reja të punës./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj