Ora News - Pandeli Majko: Bëra detyrën gjatë luftës në Kosovë, ndihem mirë e keq kur na falenderoni
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ish kryeministri Pandeli Majko tha se shqiptarët bënë detyrën kur iu gjendën pranë në periudhën e vështirë të luftës në Kosovë.

Pandeli Majko: ?Ne që kemi qenë në drejtim të institucioneve në atë periudhë të vështirë thjesht kemibërë detyrën tonë ka pasur ca të tjerë që këtu në Kosovë, pa pasur një lloj detyre, zyrë, apo institucion luftuan për lirinë e kombit shqiptar sepse në thelb liria e Kosovës ishte liria e Shqipërisë, në këtë kontekst ajo çfarë ndodhi në 1999 ishte ajo që rëndom ndodh për cilindonjeri. Cdo kush përkufizohet nga ditët e vështira. Nuk besoj se na përkufizojnë ditë të mira.

Kemi bërë vetëm detyrën tonë.

Ndaj ndihemi mirë por dhe keq kur na falenderoni, sepse në jemi vëllau dhe vëllau edhe falenderohet por dhe jo. Tani a të mërzit ndonjëherë vllau edhe të mërzit.. por si i thoni në Kosovë vëllai si shkjau? Por ne për këtë arsye duhet të durojmë njëri tjetrin. Të kujtojmë ato ditë të vështira kur përkufizuam e përcaktuam se kush jemi nga vimë e mbi të gjitha ku do të shkojmë?.

I ftuar paraditen e sotme në akademinë solemne ?Faleminderit Shqipëri!? e organizuar nga qendra ?BogdaniPolis? e Katedrales ?Shën Nënë Tereza? Majko përmendi sakrificat e secilit prej liderëve kosovarë.

Pandeli Majko: ?Kam përballë presidentin e Kosovës, i cili në atë kohë nuk besoj se e dinte se do të bëhej president i Kosovës por u vetëpërkufizua si përfaqësues dhe kryetar i delegacionit dhe aspiratave të saj, kokëfortë si ai. Kam përballë kryeministrin e Kosovës. Nuk besoj se kur mbante trupin e të vëllait do të bëhej kryeministër i Kosovës. Kam përballë Albin Kurtin. Nuk besoj se në burgun e Serbisë në atë kohë mendonte se një ditë do të përfaqësonte një forcë politike të re e do të ishte kandidat për kryeministër. Nuk kemi këtu Ibrahim Rugovën e shumë të tjerë që nuk jetojnë që bënë detyrën tonë.

Ish-kryeministri Pandeli Majko tregoi frikën dhe shqetësimet që kishin për vendimet e mëdha që do të mernin dhe si u lanë mënjanë mospajtimet dhe u bashkuan për një qëllim.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pandeli-majko-bera-detyren-gjate-luftes-ne-kosove-ndihem-mire-e-keq-kur-na-falenderoni

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended