S’ka sinjale për takim LDK-VV, Osmani: Nuk duam shkarkimin e Glauk Konjufcës

  • 4 years ago
Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta ftojë në takim tjetër Lidhjen Demokratike të Kosovës, pa e shqyrtuar kjo e fundit propozimin e dhënë nga Albin Kurti.


Anëtarja e kryesisë, Arbërie Nagavci thotë se LDK-ja duhet t?i përgjigjet kësaj shkrese për të treguar se me cilat pozita nuk pajtohen.

Gatishmëri për vazhdim të negociatave ka shprehur edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Por, Osmani thotë se propozimet përmes shkresave zyrtare duhet të marrin fund dhe partitë t?i rikthehen tryezës së diskutimit.

Osmani është shprehur se LDK-ja nuk do të ngrit peticion për shkarkimin e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, e as nuk duan shkarkimin e tij përmes partisë, dhe se në takimin e fundit me 8 janar kishin shprehur pëlqimin për përzgjedhjen.
Por, situata e krijuar po e bind shoqërinë civile se asnjëra nga dy partitë nuk duan koalicion.

Vetëvendosje për shkak të frikës së marrëveshjes finale me Serbinë, e LDK-ja për shkak të frikës se me këtë koalicion do ta fuqizojë LVV-në.

Krijim sa më të shpejtë të Qeverisë, përveç qytetarëve dhe shoqërisë civile është duke kërkuar edhe bashkësia ndërkombëtare./Alberta Hashani/

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LDK#VV#TopChannel

Recommended