Nuk ka takim Basha-Rama - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkëmbimi i letrave në fundjave mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha duket se do të jetë i vetmi kontakt mes dy rivaleve politikë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbajti një fjalim relativisht të gjatë në mbledhjen e grupit parlamentar për të sqaruar hendekun që ekziston sot mes opozitës dhe mazhorancës e duke bërë të qartë se nuk pranon teatër paqeje. Sipas Bashës dialogu real kërkon ndryshim të kursit të ndjekur deri tani nga qeveria, në të kundërt është thjesht truk politik. "Për kundërshtarët tanë, dialogu, siç mund të jetë shprehje e një reflektimi pozitiv dhe kthimi nga rruga pa krye e arbitraritetit dhe arrogancës, mund të jetë edhe një lojë politike, një manovër meskine për të kaluar një situatë, për t'i hedhur hi syve dikujt, për t'u dukur çfarë nuk janë. Në parim, do të ishte mjerim i madh të kesh një koncept të tillë për dialogun. Por do të ishte edhe pa asnjë vlerë praktike gjithashtu. E vërteta del. Koha ka treguar se dialogu për dialog është edhe më keq se përballja në pasojat negative që prodhon". Dhe sipas Bashës dialogu i vërtete fillon me një klimë të re politike duke listuar edhe kërkesat e pakicës "Të zbatojnë menjëherë, pa asnjë hezitim dhe ekuivok vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Nëpunësin Civil dhe INUK-un. Të zbatojnë vendimet e gjykatave të vendit për kthimin në vendin e tyre të punës të të gjithë burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave të administratës publike të larguar nga puna në mënyrë të paligjshme". Në fundjave Kryeministri Edi Rama i kërkoi liderit të opozitës takim për çështjen e reformës territoriale, kësaj letre kryetari i PD-së Basha iu përgjigj pozitivisht dhe mes dy kampeve pati dhe negociata, por sot u bë e qartë se është ende herët për dialog mes shumicës dhe pakicës edhe kur behet fjalë për reformën territoriale.

Recommended