E plotë, Komisioneri për Zgjerim: Duam që Shqipëria të hapë negociatat para samitit të Zagrebit
  • 4 years ago
TIRANË- Shqipëria ka përfituar 28 mln Euro si shpërblim për punën e bërë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Lajmin e ka bërë të ditur Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Olivér Várhelyi i cili ndodhet sot në Tiranë, ku mbajti edhe një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama. Olivér Várhelyi shpreson që hapja e negociatave të ndodhë para Samitit të Zagrebit që është në maj të këtij viti.

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama, komisioneri Varhelyi tha se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm duke e vlerësuar vendin të gatshëm për hapjen e negociatave.Várhelyi shpreson që hapja e negociatave të ndodhë para Samitit të Zagrebit që është në maj të këtij viti ndërsa ka shtuar se ëshët formuluar një metodologji dhe për këtë do të kërkojë edhe bashkëpunimin e opozitës shqiptare. Ndër të tjera komisioneri Varhelyi tha se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm duke e vlerësuar vendin të gatshëm për hapjen e negociatave. Várhelyi theksoi se reformat në Shqipëri duhet të kryhen. Po ashtu tha se marrëveshja për reformën zgjedhore është një gur kilometrik i rëndësishëm , duke premtuar se do të flasë me opozitën për rolin e saj.

Ndërkohë kryeministri Rama i ka shprehur mirënjohjen atij duke thënë se tashmë po e presin si mik që po ndihmon Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

"SHprehje mirënjohje dhe falenderim për komisionerin. Që në momentin e parë pas rënies së tërmetit që solli një tragjedi në jetën tonë u angazhua personalisht. dhe në mënyrë të vijueshme është interesuar në mënyrë të drejtëpërdrejë për të marrë informacion mbi ecurinë e situatës, qoftë edhe për të sensibilizuar. Në funksion të nevojës së madhe për mbështetje. Ishte pikërisht ai që vuri në lëvizje mekanzimin e fondit të parë për të ndihmuar në atë moment emergjencën e madhe. Sot kemi vazhduar diskutimin për konferencën e Donatorëve që do të mbahen në Bruksel me 17 shkurt. Komisioneri është tërësisht i angazhuar. Ne momente të vështira kemi pasur mundësinë të çmojmë miqtë e vendit tonë. Jam i kënaqur që sot e presim si mik të shqiptarëve." tha Rama.
Recommended