Report TV - Libohovë, shpëtojnë mrekullisht nxënësit, në shkollë shpërthen gazi i kaldajës
  • 4 years ago
LIBOHOVE -  Në shkollën 9-vjeçare "Avni Rustemi" në Libohovë, gjithçka mund të ishte kthyer në tragjedi, por fatmirësisht të gjithë fëmijët janë mirë. Sistemi ngrohës në shkollë, kaldaja me gaz, ka pësuar një defekt, ku për pasojë gazi është përhapur në të gjithë shkollën. Fëmijët kanë dalë jashtë, dhe janë vendosur në palestrën që ndodhet përbri shkollës, dhe vetëm pas dy orëve i janë rikthyer sërish mësimit. Ajo që është e çuditshme në këtë situatë, është fakti se asnjë nga institucionet nuk kanë reaguar, ndërkohë që nuk dihet se me çfarë garancie janë rikthyer në mësim fëmijët, kur mund të kishte rrezik për shëndetin e tyre nga përhapja e gazit.

Drejtoresha e shkollës, Vjollca Idrizi thotë për Report Tv, se nuk pati pati rrezik shpërthimi.

Nuk ishte në situatë shpërthimi, era e gazit që u hap ditën e hënë ishte pasojë e një manovre që bëhet tek depozita e kaldajës që u fut në ambientin e shkollës, por nuk kishte rrezik shpërthimi nxënësit ishin jashtë se nuk kishte filluar mësimi. Qëndruan në palestrën e shkollës jashtë duke luajtur, ndërkohë orën e dytë filloi mësimi normalisht", - tha drejtoresha.

Drejtoresha tha se kaldajat "kanë funksionuar qëkur janë ndezur. Të hënën që filloi shkolla, pati defekt u raportua në bashki, u morën masat dhe ditën e djeshme janë rregulluar dhe janë në funksionim normal".

Por një tjetër situatë japin fëmijët. Edhe sot, ditën e mërkurë, ata nuk kanë se me çfarë të ngrohen. Ata i zhvillojnë orët mësimore të veshur me xhup.

"Kishte erë gazi dhe ne dolëm përjashta, u trembëm pak. Nuk ngrohemi tani, ngroheshim me kaldaja po ato u prishën. Është pak e vështirë të bësh mësim"
Recommended