Report TV - Aksident në Korçë, shpëtojnë mrekullisht tre fëmijët që ndodheshin në makinë

  • 5 years ago
Një aksident ka ndodhur në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Mjetet e përfshira në aksident rezulton të jenë njëra ?Ford? dhe tjetra tip ?Audi?.

Në bordin e makinës tip 'Ford' kanë qenë edhe tre fëmijë, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime, megjithëse janë tronditur psikologjikisht. Nga automjetet e përfshira në aksident ka patur vetëm dëme materiale.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit dhe mosrespektimi i sinjalistikës.

Recommended