Eksploziv në makinë 'ushtarit' të Met Kananit, mirditori me fëmijët shpëtojnë për mrekulli
  • 5 years ago
Fatmirësisht një ngjarje tragjike është shmangur mëngjesin e sotëm në Rrëshen. Një 47-vjeçar bashkë me fëmijët kanë shpëtuar për mrekulli. Makinës në pronësi të Armando Gjinit, i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit ishte vendosur një sasi eksplozivi në sedilje, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Gjini tregon se në mëngjes ka marrë  makinën tip 'Benz' me targa 'AA334 UJ' të parkuar poshtë pallatit për të dërguar fëmijë në shkollë pasi ishte shi, por pa e ditur se automjeti i tij kishte qenë një ?minë me sahat? dhe që mund të shpërthente nga momenti në moment.Armando Gjini rrëfen se ka mundur ta diktojë pakon me lëndën plasëse të llojit eksploziv, por me shumë vonesë, vetëm pasi dërgoi fëmijët në shkollë dhe po rikthehej për në banesë. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se e diktoi pakon e çuditshme, pasi po e shqetësonte diçka në shpinë.Pasi zbriti nga makina dhe e konstatoi pakon ai njoftoi menjëherë policinë, e cila e spostoi në një distancë të largët nga pallatet duke bërë shpërthimin e kontrolluar. Gjini deklaron se bomba ka shpërthyer menjëherë sapo është prekur, në tentativë nga forcat xheniere për ta nxjerrë pakon nga makina. Nga shpërthimi i fortë është dëmtua totalisht makina.Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë pallatit ku ishte parkuar makina gjatë natës për të shkuar në gjurmët e personave që i kanë vendosur eksplozivin. Armando Gjini ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person dhe nuk e ka idenë se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin. Por Report Tv zbulon të kaluarën e Armando Gjinit.
Recommended