Report TV -Shpëtojnë mrekullisht nxënësit, në shkollë shpërthen gazi i kaldajës
  • 4 years ago
LIBOHOVE - Në shkollën 9-vjeçare "Avni Rustemi" në Libohovë, gjithçka mund të ishte kthyer në tragjedi, por fatmirësisht të gjithë fëmijët janë mirë. Sistemi ngrohës në shkollë, kaldaja me gaz, ka pësuar një defekt, ku për pasojë gazi është përhapur në të gjithë shkollën. Fëmijët kanë dalë jashtë, dhe janë vendosur në palestrën që ndodhet përbri shkollës, dhe vetëm pas dy orëve i janë rikthyer sërish mësimit. Ajo që është e çuditshme në këtë situatë, është fakti se asnjë nga institucionet nuk kanë reaguar, ndërkohë që nuk dihet se me çfarë garancie janë rikthyer në mësim fëmijët, kur mund të kishte rrezik për shëndetin e tyre nga përhapja e gazit.
Recommended