Ora News - Nëna e Luisit flet pas lajmit se kunata e saj, Drita, u përdhunua para vrasjes

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Mimoza Saliaj nuk e ka marrë ende veten pas ngjarjes në të cilën është përfshirë djali i saj Luis ?vrasja me paramendim? kryer në bashkëpunim me dy shokë të saj të Drita Saliajt, krim i ndodhur më 5 janar të 2020 në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

Por atmosfera bëhet edhe më e rëndë pas publikimit në media të kërkesës së prokurorisë në seancën për caktimin e masës së sigurisë për Luisin, Sindin dhe Ervisin.

Në dokumentin e prokurorisë në rrëfimin që Sindi Saliaj ka bërë përpara hetuesve shkruhet se ka parë Ervin Zotaj të kryejë marrëdhënie seksuale me Dritën.

Kjo akuzë e ka tronditur Mimozën e cila thotë se Luisi nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë, ndërsa sa i takon përfshirjes së tij në vrasjen e rëndë thotë se do të marrë dënimin e merituar.

?Nuk jam dakord për fjalën e rëndë kohët e fundit. Luisi e kishte nënë Dritën dhe nuk e bënte kurrë këtë. Eshtë shumë fjalë e rëndë për Luisin.

Përdhunimi?

"Këtë nuk e besoj. Sa për të tjerat Luisi të flasë të thotë të vërtetën. Drita e ka rritur djalin tim. Ne kemi shkuar dhe ardhur me të. Drejtësia të vihet në vend të marrë atë që meriton?

Dëshmi e Sindit nuk pranohet as nga Ervini dhe as nga Luisi.

Ndërkohë që Prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë akuzë tjetër vetëm atë të vrasjes me paramendim në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nena-e-luisit-e-tronditur-flet-pas-lajmit-se-kunata-e-saj-drita-u-perdhunua-para-vrasjes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended