Brexit ratifikohet nga Dhoma e Komuneve në Parlamentin Britanik
  • 4 years ago
Dhoma e Komuneve në Britaninë e Madhe më në fund ka ratifikuar marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Boris Johnson dhe Bashkimit Evropian, për Brexitin. Me 330 vota pro dhe 231 kundër, Dhoma e Komuneve i hap rrugën kështu jetësimit të Brexitit pas vitesh vonesa, më 31 janar.

Marrëveshja mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, për Brexitin, duhet sidoqoftë të miratohet edhe nga Dhoma e Lordëve dhe Parlamenti Evropian, por këto dy hallka të tjera konsiderohen sidoqoftë, një formalitet.

Për sekretarin britanik për Brexitin, Stephen Barclay, ky është një moment historik.

?Kjo marrëveshje do të sigurojë daljen tonë nga Bashkimi Evropian me kushte që i japin siguri bizneseve, mbrojtje për të drejtat e qytetarëve tanë dhe rivënien nën kontroll të parave, kufijve, ligjeve dhe politikave tona tregtare.

Pas kësaj, Britania e Madhe do ti japë fund thuajse 50 viteve anëtarësi në projektin evropian.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Brexit#BritaniaeMadhejashtëEuropës#TopChannel
Recommended