Ora News - PD denoncon një tjetër kryebashkiak: Qerim Ismailaj i Mallakastrës, i dënuar në Greqi
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shkon në 4 numri i kryebashkiakëve të akuzuar prej Partisë Demokratike për fshehje të dënimit. Përmes një shkrese selia blu ka kërkuar hetimin për Qerim Ismailajt të zgjedhur në Mallakastër në 30 qershor. Edhe pse Qerimaj ka mohuar akuzën, Gazmend Bardhi i kërkon përgjigje për një ngjarje të datës 25 shkurt në Greqi.

Kryebashkiaku i Mallakastrës është denoncimi i radhës që opozita bën për të shkuar kriminale. Për mediat selia blu shpërndau një deklaratë ku bënte të ditur shkresën e nisur ambasadave dhe prokurorisë për nisjen e hetimeve ndaj Qerim Ismailaj.

Dyshohet se ka qenë i arrestuar në Greqi në periudhën 1999-2000 dhe në të njëjtën periudhë ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.

Në formularin e vetëdeklarimit Qerim Ismailaj ka deklaruar se ka jetuar 5 vite ne Greqi, por nuk ka deklaruar asnjë problem me drejtësinë

Pak minuta nga kjo deklaratë kryebashkiaku, mohoi akuzat.

Qerim Ismailaj: Jam i hapur për çdo verifikim të mundshëm. Unë kam deklaruar formularin e dekrimnalizimit. Në shtator të 1999 kam filluar mësues në shkollë Nuk jam ndaluar në asnjë rast. Unë kam motrën në Greqi, ka pasur sebepe familjare, ky është rasti që kam qenë në Greqi.

Por PD, ashtu si dhe në akuzat për kryebashkiakë të tjerë i kujtuar edhe një datë.

Gazment Bardhi: Për t?iu kthyer rastit të Mallakastrës që provon edhe një herë, e ripërsëris bashkëqeverisjen e Edi Ramës me krimin në vend, dua t?i drejtoj një pyetje publike se çfarë i kujton Edi Ramës së Mallakastrës data 25 shkurt 2000?

Me Qerim Ismailajn ka shkuar në 4 numri i kryebashkiakëve të denoncuar. Për Valdrin Pjetrin, kandidatin për bashkik të Shkodrës, tashmë kanë nisur hetimet për fshehjen e dënimit në Itali, Agim Kajmaku i zgjedhur në Vorë është shpallur tashmë në kërkim, ndërsa për Mark Babanin ende nuk ka një përgjigje prej autoriteteve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pd-denoncon-nje-tjeter-kryebashkiak-qerim-ismailaj-i-mallakstres-i-denuar-ne-greqi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended