Ora News - Lefter Maliqi bën thirrje për protesta: Revolucion demokratik deri në rrëzimin e qeverisë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Deputeti Lefter Maliqi ka bërë një thirrje për protesta të fuqishme, pa ndalim deri në rrëzimin e qeverisë.

Në një dalje për mediat nga selia e Kuvendit, Maliqi tha se në këtë vend nuk ka shtet. Vendi është mbushur me njerëz të varfër tha ai, ndaj kjo klasë politike duhet të rrëzohet.

Maliqi: Gjithë kjo konferencë është për një thirrje të ndërgjegjes të shqiptarëve, të shoqërisë civbile, të opozitës, të artistëve, të mediave për një ngritje të fuqishme me protesta të vazhdueshme pa ndërprerje. Revolucion demokratik deri në rrëzimin e kësaj klase politike, kësaj rilindje të lidhur me krimin, korrupsionin dhe bandat.

Maliqi tha se viti 2019 ishte viti më i zi i Shqipërisë që nga fillimi i demokracisë, pasi është nxitur krimi dhe njerëzit janë larguar.

Maliqi: Këtu është vrarë truri, këtu drejton mafia, krimi, bandat. Këtu emërohen deputetë dhe kryebashkiakë të lidhur me krimin, emërohen drejtorë të përgjithshëm të lidhur me krimin. Përgjimet e Bild treguan fytyrën e zezë të qeverisë.

Duke renditur krimet e ditëve të fundit deputeti tha:

Maliqi: Shteti në gjumë, burgjet të mbushur plot më të varfër, krimi lëviz lirshëm, të korruptuar lëvizin lirshëm. Dëgjojmë vetëm disa portale dhe shoë mediatik.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lefter-maliqi-ben-thirrje-protesta-te-fuqishme-deri-ne-rrezimin-e-qeverise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended