Report TV - Lefter Maliqi i del krahë prokurorit Ndoja, flet dhe për shpëtimin e Alvinit Është Show
  • 4 years ago
Deputeti Lefter Maliqi ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama. Sipas Maliqit, kryeministri Rama po qeveris me banda dhe ai nuk ndahet dot nga kriminelët dhe për këtë arsye e ka mbushur edhe Kuvendin me kriminelë.

Ndërkohë Maliqi ka folur edhe në lidhje me nxjerrjen e Alvin Berishës nga kampi famë keq në Siri duke e quajtur si një 'shfaqje' që bën Rama.

Më pas Maliqi është ndalur edhe tek atentati ndaj prokurorit Ndoja, duke i dalë në mbrojtje e duke thënë se sulmi ndaj tij u bë me indicie politike.Maliqi shprehet se kryeministri ka mashtruar shqiptarët. Gjithashtu deputeti thotë se vendi është në alarm dhe se Rama drejton gishtin nga të gjithë por jo nga vetja. Në fund ai ka thënë se nuk i dhimbset as mandati në mënyrë që kryeministri Rama të largohet.

"Shpëtimi i Alvin Berishës është një Show. Kosova mori 110 veta nga Siria. Kemi para një kryeministër që mashtron. Premtoi 300 mijë vende punë sot kemi 1 milion shqiptarë të larguar. Vendi është në alarm kemi kryeministër që drejton gishtin ndaj prokurorëve që i quan kriminel. Mbi oficerët e policisë që që akuzojnë krimin dhe trafiqet. E quan horra e kriminel. I drejtohet Ndojit e quan bandit kriminel. Me pas çon zv kryeministrin për të shantazhuar prokurorin, për arrestimin e ish drejtorit të Kadastrës, dhe ndodh atentati dhe atëherë lind pyetja kush i dha forcë nipit të deputetit? Kemi vrasje kemi vrasës me pagesë. Më thoni në qytet që nuk ka grupe me krim të organizuar. Ryshfeti është rritur. Gjoba deri në 5 fish. Ky kryeministër i sëmurë nuk heq dot dorë nga kriminelët. I katërti do të dalë së shpejti. E kam burim të sigurt." ka thënë Maliqi.

"Mua nuk më dhimbset mandati i deputetit. Nuk pyes për kërcënime. Ky mafioz e shkatërroi këtë vend. Ky po tallet me burrat. Të iki pra ky të vij një femër. Ky është i sëmurë psiqik" ka shtruar më pas ai.
Recommended