Publikoi videon e atentatorëve të prokurorit Ndoja, deputeti Valteri mbërrin në SPAK për sqarime

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ka dhënë sqarime në SPAK deputeti Halit Valteri, pasi u thirr nga ky institucion në lidhje me publikim e videos në Kuvend që, sipas Valterit ja lidhje me autorët që i bën atentat prokurorit Arjan Ndoja.

Deputeti Valteri ka dhënë sqarime se çfarë dijenie ka në lidhje me ngjarjen. Valteri doli pas dy orësh nga SPAK dhe tha se u qëndron deklaratave të tij.

Valteri: U qëndron të gjitha deklaratave që kam dhënë në Parlament. Janë deklarata publike. Prokuroria do ta vendosë. Janë skanuar të gjitha detajet që unë kisha. Nuk mund të flas për çështje të tjera.

Gjithçka mori shkas nga seanca plenare, ku Halit Valteri nga foltorja e Kuvendit publikoi një video në të cilën pretendonte se shihen autorët e atentatit.

Duke treguar pamje nga kamerat e sigurisë, Valteri tha se kanë qenë dy autorë në sulm, njëri me kapele dhe tjetri pa kapele.

"A keni dërguar policët që të sekuestrojnë kamerat e sigurisë, unë e kam bërë. Kam shkuar në vendin e ngjarjes dhe kam sekuestruar kamerat që shihen autorët e krimin, njëri është me kapele e tjetri është pa kapele".

Deklaratat Valteri i bëri në interpelancën e thirrur me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku i kërkoi atij llogari për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja.

Në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/publikoi-videon-e-atentatoreve-te-prokurorit-ndoja-deputeti-valteri-mberrin-ne-spak-sqarime

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended