Report TV -Mallakastër/ 16-vjeçari torturon dhe mbyt në rezervuar nusen e xhaxhait

  • 4 years ago
MALLAKASTËR - Një ngjarje makabre ka ndodhur më 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku një 16-vjeçar dhunoi e vrau nusen e xhaxhait, me dy shokë të tij me të cilët kishte hyrë në banesë për ta grabitur. Drita Saliaj u gjet e pajetë në rezervuarin e fshatit dy ditë pas ngjarjes, nga polumbarët e forcave RENEA. Nipi i bashkëshortit të 50-vjeçares, (djali i vëllait), L.Saliaj së bashku me dy të rinj, shokë të tij, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbës, të tre të arestuar, kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares për të grabitur. Gruaja i ka shërbyer edhe kafe djalit të kunatit dhe shokëve të tij, siç mëson Shqiptarja.com, por më tej e kanë goditur dhe dhunuar, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuarin e Lumarës, 3-4 kilometra larg shtëpisë së saj, ku dhe u gjet e pajetë një ditë më pas.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e 50 vjeçares, të cilët denoncuan largimin nga banesa të Drita Saliajt. Me nisjen e hetimeve pas marrjes së denoncimit u zbulua e gjithë skema e krimit të rëndë.

Recommended