"Fly Ernest" anulon fluturimet, udhëtari denoncon në Ora News: Jemi 200 persona që presim

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një udhëtar ka denoncuar në Ora News anulimin e fluturimeve të kompanisë "Fly Ernest".

Në një lidhje telefonike, ai thotë se janë mbi 200 pasagjerë që presin për të udhëtuar nga Tirana për në Bolonja, por thotë se kanë marrë informacion se udhëtimi është anuluar.

Sipas tij, udhëtarëve nuk i është dhënë asnjë informacion dhe se në zyrat e agjencisë nuk ka asnjë punonjës.

Enti Kombëtar Civil Italian njoftoi pezullimin e aktivitetit të kompanisë ajrore "Fly Ernest" duke filluar nga data 13 janar.

ENAC i kërkon kompanisë të kompesojë udhëtarët e saj dhe nuk e lejon të lëshojë bileta të tjera.

Masa e marrë mund të revokohet vetëm nëse kompania "Fly Ernest" siguron elementët e garancisë.

ENAC do të vazhdojë të monitorojë kompaninë "Fly Ernest" për të mbrojtur respektimin e të drejtave të pasagjerëve.

"Fly Ernest" ndodhet në listën e zezë të ENAC që prej 29 dhjetorit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fly-ernest-anulon-fluturimet-udhetari-denoncon-ne-ora-news-jemi-200-persona-qe-presim

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended