Presidenti i ri i Kroacisë, ish këshilltar për Integrimin pranë kryeministrit Rama

  • 4 years ago
Socialdemokrati, Zoran Milanoviç do të jetë presidenti i ri i Kroacisë. Ai arriti të triumfonte kundër presidentes konservatore, Kolinda Grabar-Kitaroviç me 53% të votave, përballë 47 përdinëshit që siguroi kundërshtarja.


Zoran Milanoviç pas humbjes së zgjedhjeve të parakohshme në shtator të vitit 2016 u shkëput nga politika për tu marrë me një kompani private e cila ofronte konsulence.
Milanoviç për disa vite ka qenë edhe këshilltar i kryeministri Edi Rama fakt i cili gjendet i publikuar në edhe faqen Ëikipedia. Mësohet se Zoran Milanoviç e ka këshilluar kryeministrin Rama për çështjet e integrimit. Zgjedhja e Zoran Milanoviç si president, vjen në një moment kur Kroacia prej 1 Janarit, ka marrë presidencën e BE e pozicionuar qartësisht pro celjes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë. Për Milanoviç kjo është detyra e dytë më e lartë shtetërore. Nga viti 2011-2016, kryetari i atëhershëm i partisë socialdemokrate, SDP ka qenë kryeministër i Kroacisë. Këto zgjedhje presidenciale shihen gjerësisht si tregues i popullaritetit të kampit të djathtë dhe të majtë në zgjedhjet parlamentare që mbahen në gjysmën e dytë të këtij viti në Kroaci.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#President#Kroaci#TopChannel

Recommended