Hakmarrja e Iranit/ Britania merr masa, Kryeministri kthehet nga pushimet
  • 4 years ago
Kryeministri britnaik Boris Johnson, edhe pse i heshtur dhe i painformuar, siç thuhet zyrtarisht, ndryshe nga Izraelitët, është detyruar të kthehet nga pushimet në një ishull privat në Karaibe, për të ndjekur më nga afër emergjencën e re gjeopolitike të krijuar, pas vrasjes nga amerikanët të gjeneralit të lartë iranian ditë më parë.


Edhe pse Britania duket se nuk ka qenë e përfshirë në veprimin amerikan, po përgatitet seriozisht për çdo eventualitet hakmarrës nga Teherani. Londra ka dislokuar në Gjirin Persik fregatën HMS Montrose dhe destrojerin HMS Defender, të cilat janë urdhëruar nga Ministri i Mbrojtjes Ben Wallece, për të shoqëruar cisternat e naftës që lundrojnë me flamur britanik.

Ndërkohë 50 prestarë të forcave elitare britanike, SAS, janë dërguar në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në evakuimin potencial të britanikëve. Sakaq, shefat e mbrojtjes i kanë kërkuar kryeministrit, nëss do dërgojnë tetë avionët Typhoon nga baza britnaik e Qipros si dhe avionë spiunë Sentinel apo dron.

Ka plane edhe për dërgimin e ushtarëve britanik për të siguruar ambientet e ambasadës britanike në Bagdad, ndërkohë që shefat e zbulimit britanik besojnë se ka një kërcënim të besueshëm për ambasadën britanike në Teheran, e cila u sulmua nga turmat në vitin 2011. Duke folur për BBC këtë të diel, Ministri i Jashtëm britanik, Domenic Rabb, kërkoj nga Teherani të ndjek rrugën diplomatike për të ç?tensionuar situatën dhe të dal nga izolimi ndërkombëtar. Mbetet të shihet se cilat do të jenë prononcimet e kryeministrit Johnson pas pushimeve dy javore, i cili njihet se ka marrëdhënie të mira me presidentin amerikan, ndryshe nga disa udhëheqës kryesor evropian.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UnitedKingdom#BorisJohnson#TopChannel
Recommended