Moti shtoi virozat, nis përhapja e gripit/ Komplikacione dhe temperaturë 40 gradë

  • 4 years ago
Temperaturat e ulëta mëngjeseve dhe darkave kanë rritur fluksin e pacientëve të prekur nga virozat e shumta që qarkullojnë, ku nuk kanë munguar edhe rastet me grip, por Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka deklaruar se cili virus qarkullon në vendin tonë.


Temperaturë e lartë, kollë dhe shpesh infeksione respiratore janë simptomat që kanë prekur shumë qytetarë. Më të shtuara kanë qenë rastet tek moshat pediatrike.

Mjekët thonë se I kanë këshilluar prindërit që gjatë mëngjeseve dhe në orët e darkës të mos i nxjerrin fëmijët e vegjël, por atmosfera e krijuar në shesh me rastin e festave të fundvitit dhe jo vetëm, i ka tunduar.

Kjo ka bërë që shumë fëmijë të kalojnë temperaturë 40 gradë. Sipas mjekëve, komplikacione më të shtuara tek pacientët e prekur nga virozat kanë qenë infeksionet e veshit dhe syve.

Mjekët sugjerojnë prindërit që përveç konsumimit të lëngjeve të bëjnë kujdes me ngrohjen e ambjentit, jo duke mbajtur një temperaturë të lartë dhe çdo dy orë të hapin dritaren për t?u ajrosur.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Virozat#Moti#TopChannel

Recommended