Ora News - Vdekja e punëtorit në Korcë, arrestohet përgjegjësi teknik dhe manovratori

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shembja e vinçit ditën e djeshme në Korçë aksidentoi dy punëtorë. Elvis Josifi, 36 vjeç, humbi jetën ndërsa punëtori i dytë u aksidentua dhe ndodhet në spital.

Ndërkohë sot policia njoftoi arrestimin e përgjegjësit teknik dhe manovratorit të firmës së ndërtimit.

Aksidenti në punë ndodhi dje, 3 janar, në një pallat në ndërtim në lagjen nr.9

Të arrestuar janë F.P., 67 vjeç, banues në Korçë me detyrë përgjegjës teknik i firmës së ndërtimit dhe A.Z., 41 vjeç me detyrë manovrator.

?Këta shtetas dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit E.J., 36 vjeç, si dhe ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.F., 59 vjeç, të dy banues në Korçë? informon policia e Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vdekja-e-punetorit-ne-korce-arrestohet-pergjegjesi-teknik-dhe-manovratori

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended