Vdekja e punëtorit dje në Korçë, arrestohen përgjegjësi teknik dhe manovratori i betonieres

  • 4 years ago
KORÇË-Pas vdekjes së punëtorit mesditën e djeshme në lagjen e Pazarit, policia ka arrestuar dy punonjës të firmës "Konstruksion 93", përgjegjësin teknik, Flamur Palla 67 vjeç dhe Aurel Zemuni 41 vjeç, manovratorin e betonieres. Policia i akuzon për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë në pallatin në të cilin u aksidentuan dy punëtorët, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen, Elvis Josifi, ndërsa një tjetër ndodhet në spital i plagosur, jashtë rrezikut.

Recommended