Ora News - Mesazhi i Presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi për Vitin e Ri 2020

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Me rastin e Vitit të Ri 2020, Presidenti i Yldon Media Group ka uruar të gjithë shqiptarët, vit të mbarë e të begatë.

Mesazhi i Presidenti të Yldon Media Group

Në mbyllje të një viti sfidues dhe në vigjilje të një mundësie të re për të sjellë më të mirën për publikun shqiptar, në emër të Yldon Media Group dua t?ju uroj shqiptarëve, brenda e jashtë kufijve, në çdo kontinent: Gëzuar, vit të mbarë e të begatë për familjet tuaja dhe shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë!

Përgjatë 365 ditëve që po lëmë pas kanë ndodhur shumë ngjarje, që kanë lënë e me siguri do të lënë shenjën e tyre në histori. Politika ka zaptuar hapësirën publike, duke sjellë më shumë pështjellim se zgjidhje për shqiptarët. Por mediat e grupit tonë janë shndërruar në pasqyrën e Shqipërisë reale, në shërbim të interesit publik që nga janari i protestave të mëdha e deri tek dhjetori i pasojave të rënda të tërmeteve që nuk na kursyen.

Por për Yldon Media Group ky ka qenë një vit angazhimesh të jashtëzakonshme, duke sjelle disa platforma komunikimi në shërbim të publikut. Me RTV Ora, televizionin e familjes, me Ora News, të parët për lajmin e fundit, Web-in ndër më të klikuarit në vend, me Radion OraNeës kemi mbërritur denjësisht tek shqiptarët duke ruajtur me profesionalizëm balancën dhe qëndrimin kritik edhe kur presioni ekonomik e politik ka qenë dukshëm i lartë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mesazhi-i-presidenti-te-yldon-media-group-vitin-e-ri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended