Ora News – Gjel deti me përshesh në lakër, receta alternative e gatimit për Vitin e Ri

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Gjeli i Detit cilësohet si mbreti i tryzës festive të Vitit të Ri. Por për familje të vogla një gjel i gatuar në mënyrën tradicional do të konsiderohej i shkuar dëm. Ndaj ne ju paraqesim një recetë alternative, jo vetëm në shije!

Gjeli i Detit i Pjekur i plotë dhe i shoqëruar me përshesh në mes të tavolinës festive dhe njerëzit më të dashur bashkë rreth tij është panorama ideale e festës së ndërrimit të viteve.

Por në kohët kur edhe familja shqiptarë për shumë arsye tashmë është rrudhur në mesatarisht katër persona, një gjel deti i plotë do të konsiderohej një harxhim i tepërt.

Ndaj ne ju paraqesim këtë recete alternative.

GJEL DETI ME PËRSHESH E PJEKUR NË LAKËR

Për të cilën duhen: Gjel Deti, Lakër, Gjalp, Vaj Ulliri, Djathë, Bukë të vjetër, Qepë, Kripë, Nemexhik dhe Rozmarinë.

Fillimisht përgatitet përsheshi, duke kavërdisur qepë me pak vaj ulliri e gjalp. Aty shtojmë bukë të vjetër të prerë në kubikë. Masës i shtohet pak lëng pule.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjel-deti-me-pershesh-ne-laker-receta-alternative-e-gatimit-vitin-e-ri

Recommended