Turqi/ Bllokimi i Wikipedia-s brenda territorit përbën “shkelje të lirisë së shprehjes
  • 4 years ago
Gjykata Kushtetuese në Turqi vendosi se bllokimi i qasjes në enciklopedinë online, Wikipedia brenda territorit të Turqisë, përbën shkelje të lirisë së shprehjes, deklaroi një avokat që ka përfaqësuar organizatën.


Një vendim i tillë hap rrugën për heqjen e kufizimit të kësaj faqeje, i cili ishte vendosur në 2017-tën për shkak të teksteve në të cilat Turqia akuzohej për lidhje me organizata terroriste. Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu thotë se vendimi i gjykatës është miratuar me një shumicë prej 10 votash.

?Gjykata Kushtetuese ka dalë në përfundimin se janë shkelur të drejtat në rastin tonë për Wikipedia?, tha një një avokat që përfaqëson këtë trup, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Përfaqësues të gjykatave nuk e kanë komentuar vendimin. Kjo faqe ishte bllokuar në prill të vitit 2017 kur një vëzhgues i telekomunikimeve citonte një ligj që ka lejuar kufizimin e qasjes, me arsyetimin se ajo përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turqi#TopChannel