Kaos brenda territorit te QSUT

  • 6 years ago
Ngjan më një pazar makinash të ditëve të diela. Në të vërtetë këto janë mjediset e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Qindra makina që futen përmes 3 portave në mjediset e brendshme të spitalit, krijojnë çdo ditë trafik dhe kaos. Pas pagesës së biletës, askush nuk mban përgjegjësi për çfarë ndodh.

Pranimi i pakontrolluar i mjeteve, përtej kapaciteteve, bën që drejtuesit e tyre të parkojnë sipas dëshirës. Parkojnë nëpër trotuare e madje edhe në vendparkimet e autoambulancave.

Sinjalistika horizontale dhe vertikale as që respektohet. Ministria e Financave ia ka ndërprerë kontratën prej muajit Gusht, kompanisë që menaxhon këto hapësira nga viti 2014.

Në Drejtorinë e Qendrës Spitalore thonë se janë në pritje të lidhjes së një tjetër kontrate afatgjatë. Deri atëherë në këto mjedise s?do të ketë mbetur vend as për të kaluar këmbësorët.

Tv Klan

Recommended