Ekspozita që u mbyll nga tërmeti/ “Tirana Patience”, do hapej më 27 nëntor
  • 4 years ago
Çfarë mund të thotë sot një ekspozitë kur gjërat janë tejet të shpërfaqura. Sepse edhe vetë qëllimi dhe kuptimi i fjalës ekspozitë është të tregojë. Po sikur të ndodhë e kundërta?


Sikur në një ekspozitë punët të fshihen? Ashtu sikurse ndodh në këtë ekspozitë ku një pjesë e madhe e pikturave të fondit të Galerisë të zhvilluara përgjatë viteve 1946-1985 janë të mbuluara. Një pjesë tjetër nuk janë të tilla, sepse është bërë e qëllimshme kjo, në mënyrë që vëmendja e publikut të orientohet tek disa prej tyre. Bëhet fjalë për ekspozitën ?Tirana Patience?, që përveç kësaj ka edhe një element tjetër. Këtu brenda janë shtuar punët e 17 artistëve të tjerë, kryesisht në video art që ka në fokus atë periudhë kohore.

Kontribuesit në ?Tirana Patience? shqyrtojnë më nga afër këtë gjendje të ?imagjinares së shoqërisë reale? ? shoqërive tona, në Evropë dhe më gjerë ? përmes veprave dhe prezantimeve të tyre. Këto u prodhuan në periudhën pas revolucioneve sociale dhe politike në Evropën Lindore, Qendrore dhe Jugore
Është komentuar shumë edhe një mbulesë përgjatë gjithë godinës jashtë GKA. Bëhet fjalë për nje thes i ardhur nga Gana. Një thes i cili shërben për transportin e kakaos aty. Këtu qëllimi i artistit ka qenë të tregojë kontradiktën. Është frymëzuar nga ?Pallati i Ëndrrave? të Ismail Kadaresë. Kontradikta në histori dhe kontradikta brenda godinës ku ai punon.

Artisti I këtij instalacioni të quajtur ?Thasë Jute? është Ibrahim Mahama lindur në Ganë. Në punën e tij ai është I interesuar për mbetjet dhe se si ndikojnë ato tek estetika e përgjithshme.

E gjithë kjo ekspozitë Tirana Patience ishte menduar të çelej në 27 nëntor, por pa zhvillimeve të tërmetit të 26 nëntorit, ajo u hap pa asnjë ceremoni të veçantë. por tashmë qëndron e hapur dhe e aksesueshme për publikun në GKA pas përfundimit të inspektimit, sepse edhe GKA ashtu si një pjesë e madhe e institucioneve ka patur dëmtimet e saj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TiranaPatience#Ekspozite#TopChannel
Recommended