Zaev: Zgjedhjet mund të shtyhen nëse nuk miratohen ligjet
  • 4 years ago
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev deklaroi se zgjedhjet në vendin fqinj, të caktuara të mbahen në 12 prill, mund të shtyhen.


Kuvendi mund të mos shpërbëhet në mesin e shkurtit në rast se nuk miraton paraprakisht ligjet që janë në dobi të qytetarëve, është shprehur ai.

?Ligjet thelbësore, mosmiratimi i të cilave pengon pensionet, sigurimet shoqërore, rritjen e pagave, gjithë atë që nënkupton jetë për qytetarët, atëherë zgjedhjet edhe mund të shtyhen. Nuk e them këtë sot si kërcënim, sepse përgjegjësia e çdo deputeti pavarësisht nga pushteti apo opozita është përgjegjësi edhe e Qeverisë, pushtetit lokal dhe gjithë të tjerëve që e marrin rrogën nga qytetarët. Unë nuk e dëshiroj shtyrjen e zgjedhjeve, e kam përsëritur pafund se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen por njëkohësisht detyrimi i parë janë qytetarët. Detyrimi i dytë, edhe politik është që të mos lejojmë të frenohet interesi i qytetarëve, kjo është më e rëndësishmja?, është shprehur Zaev.

Në Maqedoninë veriore sakaq është vendosur që diskutimi publik për ndryshimin e Kodit zgjedhor të organizohet jashtë institucionit ligjvënës. Propozimi për një njësi zgjedhore kundërshtohet nga dy partitë më të mëdha parlamentare BDI dhe VMRO me 6 mijë amendamente. Ndërkohë kryeparlamentari Xhaferi kishte deklaruar se nuk ka bazë në Rregullore për organizimin e diskutimit publik në Kuvend, për ligjet me procedurë të shkurtuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zaev#TopChannel
Recommended