Rama: Zgjedhjet nuk shtyhen, do fitojme te gjitha bashkite
  • 5 years ago
Jo vetëm që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve lokale, por Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi nga Elbasani kreun e opozitës Lulzim Basha, se në 30 Qershor do të humbasë edhe ato bashki që drejtohen nga demokratët.

Nga turi i takimeve ?Bashkia që Duam?, ku prezantoi prefektin Gledjan Llatja si kandidat për Elbasanin në zgjedhjet vendore, Rama sjell në vëmendje marrëveshjen e 2017-s, por 2 vjet më pas prerazi mohoi një pakt të ngjashëm. Tha se është i gatshëm për të dialoguar më Bashën, por pengesa sipas Ramës i vjen nga aleatja e tij, LSI-ja.

Poshtë hodhi sërish çdo zë që e lidh atë më Partinë ?Bindja Demokratike? të Astrit Patozit, teksa tha se pas kësaj force të re brenda kampit të djathtë qëndron ish-Kryeministri Sali Berisha.

Pa koment nuk la edhe protestën e mbështetësve të opozitës që shoqëroheshin nga ish-deputetë demokratë, të cilët u munduan të bllokonin rrugën për të ndaluar kalimin e tij në Elbasan. Kryeministri tha se përmes daljes nga parlamenti, opozita kërkon të pengojë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Tv Klan
Recommended