Përleshje në Paris/ Punonjësit e hekurudhave përplasen me policinë

  • 4 years ago
Punonjësit e hekurudhave franceze, në grevë, janë përleshur me policinë në Paris pasi demonstruan kundër ndryshimeve në skemën e pensioneve, pavarësisht apeleve të Emmanuel Macron për një armëpushim për Krishtlindje.


Qindra sindikalistë dhe grevistë u mblodhën të hënën para stacionit Gare de Lyon, që zakonisht pret një numër të madh pasagjerësh që udhëtojnë për festat e fundvitit dhe ku shumë shërbime janë anuluar.
Disa grevistë mbajtën fjalime në të cilat denonconin ndryshimet e propozuara dhe premtuan se do të vazhdojnë protestën e tyre edhe gjatë krishtlindjes dhe vitit të ri.

Protestuesit lëshuan fishekzjarre dhe shashka dhe tymi mbushi stacionin. Policia e ndërhyrjes së shpejtë me helmeta dhe mburoja ishte pozicionuar në pikat e biletave. Grevat kombëtare të transportit vazhdojnë prej 19 ditësh. Pjesa më e madhe e sindikatave dhe punonjësve të transportit injoruan edhe lutjen e presidentit francez për një pauzë gjatë krishtlindjeve ndërsa pasagjerët mbanin radhë në pikat e shitjes së biletave për të gjetur vend në trenat e paktë që janë në funksion.

Disa trajektore trenash janë reduktuar dhe disa shërbime janë zëvendësuar me autobusë. Zyrtarët francezë kanë nisur të përgatiten për një raund të ri negociatash në javët në vazhdim, para një dite kombëtare proteste, të thirrur për më 9 janar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Paris#Greve#TopChannel

Recommended