Report TV -'Mos i përdorni'! Sekuestrohen 200 kapsolla dhe 95 fishekzjarrë në Tiranë dhe Vlorë

  • 4 years ago
Policia e Shtetit ka sekuestruar në Tiranë dhe Vlorë 200 kapsolla dhe 95 fishekzjarrë. Sipas policisë gjithsej janë kontrolluar 447 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë sekuestruar 95 fishekzjarrë dhe 160 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese, ndërsa nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë janë sekuestruar 40 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese.

Recommended