Sekuestrohen 1130 kapsolla e fishekzjarre, kontrolle per bllokimin e tyre

  • 5 years ago
Policia e Shtetit vazhdon kontrollet në terren ndaj subjekteve që tregtojnë kapsolla dhe fishekzjarre. Gjatë këtyre ditëve, duke marrë shkas nga plagosja me kapsollë e efektives Ina Nuka, janë kontrolluar 1136 subjekte si dhe tregje të shumicës.
Në total janë sekuestruar 1130 materiale piroteknike, konkretisht 643 kapsolla dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëvë piroteknike dhe fishekzjarreve konform ligjit.

Recommended