Festa, çmimet nuk lëvizin/ Tregtarët: Më të ulëta, por edhe më pak blerje
  • 4 years ago
Tryeza e Krishtlindjeve dhe ajo e Vitit të Ri, gjithmonë na kushton më shtrenjte se çdo festë tjetër, kjo pasi çmimet pësojnë një të rritje të ndjeshme. Por këtë këtë viti tryeza e Viti të Ri do të kushtoj më pak se vitet e kaluara.


?Ndodhem në markatën e zonës së Kombinat, qytetarët thonë se çmimet e fruta perimeve në prag të festive të fund vitit nuk ka ndryshuar, ndërsa shitësit tregojnë së fuqia blerëse ka rënë?.

Qytetarët thonë se tërmeti i 26 nëntorit ka zbehur ndriçimin e festive të fundvitit.

?As tërmetit nuk e kemi mendjen të festojmë edhe pse çmimet këtë vit janë të mira?, shprehet qytetarja.
?Çmimet çuditërisht këtë vit nuk kanë ndryshuar, por nuk kemi lekë?, shprehet një tjetër qytetare.

?Me çfarë të festojmë i kemi xhepat bosh, si ta shtroj tavolinën?, shprehen të tjerë qytetarë.
?Pres të marrin djemtë rrogat që të blej ndonjë pulë supermarketi sa për ta bërë gëzuar nuk kemi para?, tha një tjetër.

Sipas tregtarëve koha më e mirë për të bërë shpenzimet që kërkon tryeza e Krishtlindjeve dhe ajo e Vitit të Ri është tani.

?Është shumë herët të flasim për rritjen e çmimeve, abuzimi nga tregtarët e mëdhenj dhe prodhuesit ndodh në dy ditët e fundit. Deri më tani çmimet nuk kanë lëvizur dhe askush nuk po blen?, shprehet një tjetër qytetar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Festa#Cmimet#TopChannel
Recommended