Kurti: Marrëveshja me LDK-në e mundshme dhe e nevojshme

  • 4 years ago
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili synon të udhëheqë me qeverinë e re të Kosovës, ka thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në është e mundshme dhe e nevojshme.


Ai deklaroi me siguri do të ketë takime me Isa Mustafën.

?Me siguri që do të ketë takime, të mos kemi takime është e pamundshme, marrëveshja është e mundshme, marrëveshja është e nevojshme, sepse qytetarëve u nevojitet ajo , mirëpo këto nuk janë lajme. Kur t?i kemi rezultatet konkrete, kur ta kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërëse që i bashkëngjitet harmonizimit programor do të mund të kemi se çka të themi?, ka thënë Kurti para gazetarëve sot.

Albin Kurti i Vetëvendosjes, parti kjo që doli fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, po synon të ndërtojë institucionet me Isa Mustafën e LDK-së që dolën partia e dytë në zgjedhje, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Ata nuk janë takuar që nga dita e shtunë e javës së kaluar. Mospajtimet e tyre janë rreth pozitës së kryetarit të kuvendit dhe presidentit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbinKurti#Kosovo#TopChannel

Recommended