Ora News - Shumë familje në Laç qëndrojnë në pallatet e pabanueshme

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shumë familje në qytetin e Laçit vijonë të rrezikojnë jetën çdo ditë pasi jetojnë në pallate e shtëpi të shpallura të rrezikshme pas tërmetit. Ata ankohen se janë të detyruar të qëndrojnë aty për shkak se autoritetet nuk u kanë gjetur strehë, ndërsa bashkia Kurbin apelon që të aplikojnë për bonusin e qirasë.

Shënimi me të kuqe tregon se ky pallat në qytetin e laçit është shpallur i pabanueshëm si pasojë e dëmtimeve që ka marrë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por pavarësisht rrezikut, shumë familje vijojnë të sfidojnë veten dhe autoritetet duke jetuar brenda tyre.

"Vi se janë dy familje të tjera."

"Do të shkojë gjatë puna se nuk ka organizim."

Rastet e ngjashme janë të shumta.

Një pjesë e banorëve thonë se janë të detyruar për shkak se autoritetet nuk u kanë gjetur vendstrehim.

Të tjerë thonë se po presin rivlerësimin e banesave.

"Nuk ka ardhur askush me u interesu, bashkia më ka thënë shko ku të duash se je me qira."

Në qytetin e Laçit janë shpallur të pabanueshem 60 pallate, por vetëm 7 prej tyre kanë nisur të shemben.

Kryebashkiakja e Kurbinit thotë se procesi do të jetë i pandalshëm deri në rrëzimin e të gjithë objekteve të rrezikshëm, ndërsa banorëve u kërkon që të aplikojnë për bonusin e qirasë.

Majlinda Cara: 189 janë miratuar me vendim Këshilli, vazhdojnë aplikimet pranë bashkisë Kurbin.

Bashkia e Kurbinit ishte ndër më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi plot 51 viktima e shumë dëme materiale.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shume-familje-ne-lac-qendrojne-ne-pallatet-e-pabanueshme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended