Familjet qe qendrojne ne pallate te pabanueshme

  • 4 years ago
10 nga 18 familjet e këtij pallati në Kombinat vijojnë të qëndrojnë aty, edhe pse godina është shpallur e pabanueshme prej muajit Dhjetor. Çdo lëkundje sizmike është për ta një minë me sahat.

?Lëkundjet e forta në mbrëmjen e 28 Janarit i kanë thelluar edhe në tepër dëmet në banesa, duke rritur rrezikun për këta banorë?.

Familja Seranaj është njëra prej tyre.

?Mbrëmë kur ra tërmeti u krijuan plasaritje të reja?.

Po pse nuk lëvizni?!

?Ku të shkojmë?! Qiratë kanë shkuar shumë, nuk i përballojmë dot?.

Po jetoni akoma këtu?!

?Po?.

?Janë qiratë shumë të shtrenjta, 300 ? 350.

Patët dëme nga tërmeti mbrëmë?!

?Po?.

Rrezikun për banorët e shtojnë edhe depozitat e ujit mbi pallat. Tërmeti prej 4.9 ballësh që goditi vendin mbrëmjen e së martës la të paktën 3 persona të lënduar.

Ata i janë drejtuar Spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar.

Tv Klan

Recommended