Rama: Mark Mark Marku kërcënoi deputetin se do i thyejë kokën me shishe, duhet markuar

  • 4 years ago
Kryeministri Rama në fjalën e tij në parlament nuk kurseu as Mark Markun, që mbrëmë iu drejtua deputetit Musa Ulqini se do ta godiste me bidon në kokë. Ai tha se ligji po synon që të rregullojë xhunglën mediatike. Rama tha se i njëjti sistem është sot për mediat audiovizive. "Një tjetër hero atje jashtë është Mark Marku, që më larg se dje, unë nuk i ndjek, por pashë një reflektim në portale, nuk lë fjalë të ndyrë pa i thënë një deputeti, duke e kërcënuar se do i thyejë kokën me shishe, ky është profesori i letrave Mark Mark Marku, që duhet markuar me pullë të kuqe kur merr përsipër të flasë për lirinë. Ky është ligj për të garantuar që publiku të mësojë më shumë për atë që thuhet. Nëse një qytetar lexon tërë këto të zeza ka të drejtë të dijë nëse ne këtu jemi të gjithë njëlloj. Po këta të marrin përsipër të lëshojnë që në mëngjes akuza penale dhe të mos japin asnjë llogari dhe ta heqin vullnetarisht artikullin që nuk e provojnë si mund ta pranojmë? Është një xhungël skllevërisht të pa siguruar, që merren sot në punë dhe hidhen nesër. Shëmbëlltyrash të pa regjistruara, me domain të regjistraura jashtë vendit, që nuk i japin askujt llogari që merr para pa fund dhe nuk paguan asgjë. Xhungël që prodhon urrejtje, dizinformim, dëshpërim. Ligji nuk e cënon asnjë shprehje lirinë e shprehjes, të opinioneve, por garanton mbrojtjen e të drejtave të tua kur të ulin dhe ngrenë si të duan kur mendon me kokën tënde. Për ambulancën që duhet të shkojë të marrë nënën time ta cojë në spital...dhe nga ana tjetër ky sistem është sot, për mediat audiovizuale. I njëjti sistem dhe mekanizëm. Gjithkush ka të drejtë që të shkojë te AMA për një lajm që e konteston në një ekran, pse nuk ka ndodhur që të ketë një unifikim të ekraneve në shëmbëlltyrë të ERTV-se? ERTV nuk pranon publicitet dhe nuk merr para në dorë dhe kushton 100 herë më pak se portali" tha ai.

Recommended