Rama ironizon deputetin e PD: Trim kotecash

  • 5 years ago
Në pamundësi për ta lexuar fjalën e tij në parlament Edi Rama doli dhe e lexoi atë të plotë në ERTV ku komentoi dhe goditjen me vezë nga deputeti Endri Hasa.

Në fjalimin e tij si rrallë herë jo të gjatë, pasi kishte vendosur të largohej për të dialoguar me studentë të Arkitekturës, Rama ironizon kthimin e opozitë në parlament.

?Fjalën time ja jap Bashës, në qoftë se nuk ja del si gjithmonë ta mbarojë se s?ka kapacitet se i mbaron kaseta t?ia jap doktoreshës së shkencave ekonomike Monika Kryemadhi".

Pasi përsëriti apelin ndaj studentëve për t?ju drejtuar Platformës së Bashkëqeverisjes për çdo sugjerim mbi 8 kërkesat e tyre, Rama në takimin me studentë e pedagogë të arkitekturës u bëri të qartë rritja e buxhetit për arsimin në nivelin  5%  nuk është e realizueshme.

Edhe në këtë takim një pjesë e studentëve e quajti "show" dialogun e kryeministrit dhe braktisën sallën.

Tv Klan