Rama përjashton live nga PS deputetin e Kurbinit: Ka shantazhuar për vende pune në Polici

  • 6 years ago
Tiranë- Një ditë pasi deputeti i Kurbinit reagoi ashpër dhe kërkoi shkarkimin e drejtuesve të policisë pas ngjarjeve kriminale atje, kryeministri Rama kërkon përjashtimin e tij. Gjetan Gjetani nuk ka qënë sot i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ndërsa kryeministri e ka quajtur pocaqi reagimin e bërë prej tij.

"Një deputet që nuk ka bërë punë tjetër veçse ka shantazhuar dhe kërkon ekskluzivitet të vërë shefa policie në Kurbin, bën deklaratë pocaqi kundër policisë në Kurbin ai nuk mund të jetë deputet i PS-së"

Kryeministri Edi Rama
Sipas të parit të qeverisë, Partia Socialiste nuk duhet të mbajë në gjirin e saj njerëz me sjellje të tillë, vetëm për numra.

"Në djall vaftë pushteti ynë nëse duhet të durojmë të tilla sjellje vetëm për numra?

Kryeminsitri Edi Rama


Në nisje të asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar hapur se PS-ja, sidomos në rrethe duhet të reformohet. Sipas tij, drejtuesit e PS-së duhet të heqin dorë nga kërkesat e tyre për të punësuar njerëz në shtet.

?Të themi një të vërtetë, partia në territor është larg të qënit PS që duam për sfidat që kemi përpara larg të qënit partia që kryen funksionet e patjetërsueshme të komunikimit dhe ndërmjetësimit me ata që na kanë besuar. Madje pa e tepruar aspak mund të thuhet se shumica e drejtuesve e kanë braktisur detyrën, janë kthyer në ndërmjetës për punësime. Kjo është e patolerueshme, bie ndesh me betimin që unë dhe të gjithë kemi bërë për ta çuar tepsinë për skrap?

Recommended