Gjyshja braziliane prezanton koleksionin e të brendshmeve

  • 5 years ago
E veshur me të brendshme që vetë i ka stiluar, gjyshja braziliane Helena Schargel, merr poza joshëse gjatë një seance fotografimi me rastin e prezantimit të koleksionit të saj të të brendshmeve për gra mbi moshën 60 vjeç.


?Është e mahnitshme?, thotë fotografi ndërsa fotografon Schargel 79 vjec, e cila sheh plot vetëbesim drejt kamerës, në një atelie në Sao Paulo. Pas dekadash punë në një fabrikë, gjyshja energjike, e dalë në pension, vendosi të bënte diçka. Dhe ajo që ka zgjedhur të bëjë, është dizajne seksi për bashkëmoshataret e saj.

?Ky projekt ka një qëllim të qartë: t?i bëjmë gratë të dukshme?, shprehet ajo.

Gjyshja braziliane ka prezantuar disa koleksione të brendshmesh në Brazil dhe thotë se do të vazhdojë ta bëjë këtë. Gratë braziliane mbi të 60- thotë ajo, prej kohësh janë nënvlerësuar nga kompanitë e modës, e madje ato kanë nënvlerësuar edhe veten. Por tani është koha për ndryshim dhe gjyshja nuk resht së punuari për këtë, edhe në llogarinë e saj në Instagram, ku ka më shumë se 18 mijë ndjekës, kryesisht gra, të të gjitha moshave.

?Unë nuk mendoj kurrë se sa e moshuar jam?, thotë ajo, ?mosha nuk më shqetëson asnjëherë. Dhe në fakt, vetëm pak vite më parë, kuptova se nuk isha më 33 vjeç.?



Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HelenaSchargel#Brazil #TopChannel