Gjyshja qe rriti mbesen thirrje nuses: Askush nuk e zvendeson nenen, vajzen takoje kur te duash
  • 4 years ago
?Historia ime? ka sjellë sërish ditën e sotme historinë e 60- vjeçares, Ollga Belloshaj, e cila po rrit e vetme mbesën e saj, për shkak se nusja është larguar nga shtëpia. Rasti i saj është trajtuar para disa javësh, por menjëherë pas transmetimit në emision, ish- nusja ka kontaktuar me vjehrrën dhe vogëlushen e saj.

Zonja Ollga ka treguar se nusja është dakord që të japë firmën që duhet për vogëlushen, në mënyrë që ajo të vazhdojë shkollën. Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në studio, Lorena është shprehur se do bëjë çdo gjë që duhet për vajzën e saj dhe nëse nuk vjen dot në Shqipëri, ajo do t?ju japë familjarëve të saj prokurën. Pavarësisht se e ka ish-vjehrrë, ajo vazhdon ta thërrasë ende mama dhe vihet re një marrdhënie mjaft e fortë midis tyre.

Nga ana tjetër, zonja Ollga pranon se ajo do lejojë që vajza të takohet dhe të flasë me të, sa herë ajo të dëshirojë.
Recommended