Pa Gjurme- Akuzat e rënda të nuses së shtëpisë: Vjehrra dhe kunata më rrëmbyen foshnjen!

  • 5 years ago
Pjesa e tretë dt 19 Shkurt Pa Gjurme- Akuzat e renda te nuses se shtepise: Vjehrra dhe kunata me rrembyen foshnjen, te rrefejne ku e cuan!Azie dhe Kastriot Greni, u kurorëzuan në vitit 1984. Razie punonte në fermë kurse Kastrioti punonte në transport. Marrëdhënia mes çiftit ishte e mirë edhe pse ata jetonin në një shtëpi me anëtarë të tjerë të familjes se Kastriotit. Selvie Greni ishte krah i djathë për nusen Razie. Kur vjen në jetë vajza e parë në fund të korrikut apo fillim gushti të vitit 1985, nëna e saj Razie një 23-vjecare nuk e mban mend pasi nuk përjetoi mirë situatën që erdhi më pas. Ajo i dëgjoi të qarat e foshnjës kur vajza u lind në spitalit e Fierit. Pretendimi i Razies pas lindjes së vajzës është se vjehrra e saj Selvia bashkë me vajzën e madhe të saj, kunatën e Razies dhe me mjekun që asistoi në lindje ia morën vajzën për t'ja cuar dikujt.

Kur Razia zgjohet kërkon vajzën dhe mjeku i tregon se foshnja u lind me deformime fizike dhe se më pas humbi jetën nga rubeola. Razia tronditet dhe bisedon me të shoqin Kastriotin. Vjehrra u mundua ta qetësojë duke i thënë se ishte ende e re dhe do të lindte fëmijë të tjerë.

Në kokën e Azies lindën dyshime të mëdha, ajo pyeste gjithnjë vjehrrën për foshnjën që lindi dhe nuk e gëzoi, por ajo nuk bëntë asnjë koment mbi atë ngjarje. Azia kërkon të marrë trupin e foshnjës por mjeku i shpjegon se gjithcka kishte mbaruar dhe se vajzë e vogël ishte varrosur. Por vajza nuk kishte një varr dhe Azia nuk mësoi më asgjë pas kësaj. Jeta vazhdoi dhe Azia mbetet përsëri shtatzënë dhe në jetë vijnë tre djemtë, Ledjoni, Fatjoni dhe Kevin. Azia u gëzua dhe bëntë një jetë mbushur sytë plot.

Recommended